Zeka s’kursen Osmanin: Lojë e guxhave me pjesën e popullit budallë, hajgare me fatin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është përballur me reagime të ashpra pas vendimit për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e moskonstituimit të Kuvendit. Një ndër kritikët më të zëshëm ka qenë analisti Milaim Zeka, i cili e ka akuzuar Osmanin për qasje tallëse ndaj qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, Zeka shkroi se presidentja “po bën hajgare me fatin e Kosovës” dhe e cilësoi qasjen e saj si një “lojë guxhave” në tri drejtime: ndaj popullit, ndaj korit diplomatik dhe ndaj vetë shtetit.

“Kjo është loja guxhave – e para me pjesën e popullit budallë, e dyta me korin diplomatik që ka zero interes për Kosovë, e treta, me ba hajgare me fatin e Kosovës…!!!”, shkroi Zeka.