Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë sot një tjetër sjellje të ulët nga një gazetare të Klan Kosovës. Derisa gazetarja në fjalë e pyeste ministrin në detyrë të Shëndetësie, Arben Vita, për mungesën e albuminave, ka ndërhyrë Kurti, duke i thënë gazetares që të kërkoj pronarit të televizioni të ia kthej parat Telekomit të Kosovës.
“Zonja gazetare, ju i thoni pronarit të televizionit tuaj që të ia kthej shteti 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës, lej albuminat. Se pari 62. 6 milionë euro duhet të ia kthej korporata Devolli, masnej flisni për albuminat”, ka thënë Kurti.