Sa emocionale kjo ndodhi:
Pas plot 25 vitesh, Kujtim Demiri, djali i Dr. Shaqir Demirit, është rikthyer në banesën e familjes në veri të Mitrovicës. Ai ka ndarë një fotografi prekëse nga ballkoni i banesës së rikthyer, e shoqëruar me mbishkrimin: “Mirëmëngjes nga Veriu.”
Ky moment nuk është thjesht personal, por simbolik për rikthimin dhe drejtësinë historike për shumë familje të zhvendosura nga dhuna e shtetit serb. Rikthimi i familjes Demiri është bërë i mundur falë angazhimit të Qeverisë Kurti, e cila ka punuar me përkushtim për t’u kthyer qytetarëve të drejtat dhe pronat e tyre në pjesët veriore të vendit.
Kjo ngjarje po ngjall emocione dhe frymëzim tek qytetarët; një dëshmi se kur një qeveri punon me ndershmëri dhe vizion, besimi dhe shpresa rikthehen.
Dashuria për një Qeveri të mirë lind nga veprat konkrete, si kjo një rikthim që ka pritur një çerek shekulli.
#MekuliPress.com