Memli Krasniqi: Nesër, le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë thirrje që nesër të mblidhen në protestë kundër Gjykatës Speciale, shkruan Periskopi.

Postimi i plotë:

Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare.
Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi.
Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën.🇽🇰🇦🇱