Humanisti Halil Kastrati ka ftuar qytetarët të bashkohen sa më masivisht në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale.
Postimi:
“Kur padrejtësia bëhet ligj, protesta bëhet detyrë!”
Thirrje për protestë madhështore paqësore!
Kosova ka nevojë për zërin tonë!
Padrejtësia po troket te UÇK-ja!
Të bashkohemi, paqësisht dhe me dinjitet, për t’i dalë zot gjakut të dëshmorëve dhe sakrificës për liri!
7 Gusht – Ora 17:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
Ejani të gjithë!
Le të jemi bashkë për drejtësi, për UÇK-në, për të vërtetën!