E dhimbshme! Amir Berishës – Grekut i amputohet këmba

Amir Berisha i njohur si Greku, personazh i njohur i rrjeteve sociale dhe formateve reality është përballur me një sfidë të rëndë shëndetësore.

Atij i është amputuar këmba së fundmi në QKUK pas komplikimeve shëndetësore që i erdhën nga tromboza.

Lajmin e ka ndarë vetë ai përmes rrjeteve sociale me ç’rast ka treguar se rikuperimi do të vazhdojë në shtëpi.

Greku kishte folur publikisht për betejën e tij të gjatë me abuzimin me drogën, sfidë të cilën e kishte kaluar me sukses pas më shumë se një dekade.

Ai iu rikthye normalitetit me angazhime si pjesëmarrës në formate reality dhe aktor në seriale por siç duket e ardhmja i rezervoi një tjetër ngjarje të vështirë të jetës së tij.

Të shkuara! /Prive By Liberta Spahiu