Avdullah Hoti akuzon Kurtin për mashtrim: Ndarja e buxhetit për RTK-në ishte plotësisht ligjore

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se ndarja e buxhetit për RTK-në në fillim të vitit 2021 ka qenë plotësisht ligjore.

Sipas Hotit, buxheti i vitit 2021 ishte i miratuar dhe vendimi i Qeverisë ka përfshirë hapat e nevojshëm deri në vendimin e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Ai e konsideron deklaratën e Kurtit si një tentim për mashtrim të opinionit.