Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Engjëllusha Salihu, ka kurorëzuar dashurinë e saj në një dasmë të mrekullueshme që u mbajt në një ambient luksoz, me shumë të ftuar, muzikë dhe emocione të shumta.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një ndër momentet më të bukura të kësaj dite – një performancë magjike në skenë krah nënës së saj, këngëtares së njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, Shyhrete Behluli.
Në videot e publikuara nga vet artistja në rrjetin social Instagram, Engjëllusha shfaqet duke kënduar në mes të një grupi të grave të veshura me fustane elegante, në një atmosferë të elektrizuar nga duartrokitjet dhe gëzimi i të ftuarve.
Me një fustan mahnitës ngjyrë blu të errët, me detaje të shkëlqyeshme që theksonin hijeshinë e saj, Engjëllusha u shndërrua në qendër të vëmendjes si një yll i vërtetë i mbrëmjes.
Ky moment i veçantë u shoqërua edhe me lajmin për suksesin e jashtëzakonshëm të këngës së saj më të re në duet me nënën, Shyhrete Behluli.
Projekti muzikor “Hije t’kane fustanat” ka kapërcyer shifrën e 3 milionë shikimeve, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fuqishme që kjo dyshe ka me publikun shqiptar.