Eksperti i raporteve ndërkombëtare, Emanuel Bajra nga Londra, i cili ka thënë se Britania e Madhe është e investuar, sipas tij, të jetë ndërmjetëse për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
Nga ana tjetër, ai ka thënë se Britania e Madhe, tre vitet e fundit, ka bërë thirrje që Kosova të armatoset, çka duket një sinjal, sipas tij, që Londra është e interesuar për të vijuar mbrojtjen e Kosovës.
“Është multidimensionale e Britanisë për Kosovën, sidomos këto vitet e fundit, si strategjikisht dhe taktikisht. Një masë e madhe e njohjeve 2008–2012 ishin nga Britania e Madhe, që ishin nga kolonia e Britanisë. Tanimë jemi në një kontekst më të urryer, por ndryshe. Për ne, pyetja është se çfarë progresi duam? Ne duam njohjen e Kosovës dhe, në anën tjetër, BE imponon masa që janë të padrejta. Britania i ikën sanksioneve, por dhe luan rolin e ndërmjetësit BE–SHBA.
Mos harroni se SHBA deri në 2019 kishin më tepër leva ndaj BE-së për politikat në Kosovë. Patëm një masë më të madhe mes dy shteteve në Shtëpinë e Bardhë. Kosova trajtohet si çështje e pazgjidhur, dhe çfarë nuk është e zgjidhur është raporti Serbi–Kosovë.
Gjatë tre viteve të fundit, Britania e Madhe ka bërë thirrje që të armatoset Kosova,” – tha eksperti nga Londra, Emanuel Bajra, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.