“Sikur në Kore të Veriut, këtu mbizotëron diktatura”, flet avokati i Pllashnikut që iu ndërpre marrëdhënia e punës

Avokati i cili së bashku me klientin e tij Agim Pllashniku, këtë të enjte kishin dorëzuar kallëzim penal kundër Fitore Pacollit, ka shkruar për largimin nga puna të klientit të tij, nga ana e Drejtorit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujka.

Ai ka thënë se largimi nga puna u bë me shkelje ligjore dhe se paraprakisht nuk kishte asnjë vërejtje.

“Skandal si ne Kore te Veriut, i nderpritetet mardhenia e punes Agim Plashnikut, pikerisht kjo pas dorezimit te kallzimi penal ndaj Fitore Pacollit, dhe skandaleve qe ajo eshte perfshire, pra si eshte e mundur dhe ne qfar baze, dhe pse bash mu ne kete kohe,Agim Plashnikut i shkeputetet mardhenia e punes, pa paralajmerim, pa verejtje dhe pa baze, andaj kjo eshte arsye se edhe nje kallzim penal te dorezojm tani per keqperdrorim te detyrave zyrtatare se vlerat demokatike ne kete vend, ketu si fjala e lire, me nuk gjejn vend dhe absolutisht nga keto veprime kuptohet se ne kete shtet mbizoteron diktatura” – tha ai.