‘Po humba, fitove’, deklarata e G-Banit shokon rrjetin

Ish-banori i njohur i Big Brother Albania, G Bani, ka bërë një reagim të fortë dhe emocional në rrjetet sociale, që ka trazuar ndjekësit dhe ka ndezur komentet.

Përmes postimit, G Bani rrëfen një histori të thellë dashurie, dhimbjeje dhe vetmie – që shumë e kanë lexuar si një mesazh për një ish-të dashur, por edhe si një pasqyrim i një jete që nuk shkëlqen si dikur.

“Po, fitove… po vetëm. Po, selfie. Po, makinën në servis. Po, A-Class. Po, në shtëpi me qira. Po, me 100 halle. Po, beqar. Po, pa sukses në karrierë. Po, i refuzuar nga showbizi. Po, nevrik, pa sens humori. Po, pa grup. Po, 44 vjeç. Po, i dëmtuar në sy e në këmbë. Po, ish shofer pikash. Po, ish përdorues hashashi…” – shkruan Bani, duke rrëfyer pa filtra një realitet të hidhur.

Por postimi merr një kthesë edhe më personale kur ai shton:

“Po, të desha. Po, më mungon. Po, e kam shkruar për ty statusin atëherë. Po, e di kujt i shkruan e nuk ta var. Po, mirë veprova që të bllokova. Po, mirë veprova që të luta pastaj. Po, u mërzita, vuajta, lotova…” /Prive By Liberta Spahiu