Luizi ia plotëson kërkesën e veçantë Kiarës

Luiz Ejlli ka surprizuar fansat dhe veçanërisht Kiarën me një gjest romantik dhe artistik njëkohësisht.

Përmes një postimi në Instagram, Kiara Tito ka zbuluar se i ka kërkuar Luizit të realizojë një cover të këngës së saj të preferuar dhe më virale në TikTok – “Kamin”, dhe ai nuk e zhgënjeu.

“He nailed it ” – shkroi Kiara në story, ku ndan edhe videon e Luizit duke interpretuar këngën me shumë ndjenjë dhe profesionalizëm.

Videoja është shpërndarë masivisht dhe ka nisur të bëjë xhiron e rrjetit, duke marrë vëmendje për vokalin e fuqishëm të Luizit dhe për ndjeshmërinë që ka sjellë në këtë interpretim.

Ky është një tjetër moment që tregon lidhjen e veçantë mes çiftit, e cila vazhdon të frymëzojë mijëra ndjekës në rrjete sociale.