Finem sapo ka hedhur në InstaStory një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin.
Ai shfaqet krah një vajze që e prezanton me fjalët:
“Bugatti? My Bugatti.”
Por nuk është thjesht një frazë ironike – është një deklaratë.
Vajza që ndodhet pranë tij është përfolur më herët si ish-partnerja e stilistit të famshëm Philip Plein, por sot, ajo është në krah të Finem, dhe detaji që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti që mban në qafë një varëse me inicialin “F”, e cila thuhet se kap vlerën e rreth 200,000 eurove.
Videoja është bërë virale brenda pak orësh, dhe komentet nuk kanë munguar: Nga fansat te portalet, të gjithë po flasin për të njëjtën gjë – Finem është në një lidhje.
Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por kur një vajzë mban simbolin tënd rreth qafës, nuk ka nevojë për fjalë të tjera.
Bugatti nuk është më thjesht një makinë – është ajo.
Po ju si mendoni? /Prive By Liberta Spahiu
Ja fotot: