Gazmend Muhaxheri, kryetari i Komunës së Pejës nga radhët e LDK’së, është përplasur në Kuvendin Komunal me asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi.
Muhaxheri ka pretenduar se VV’ja s’po guxon ta kandidojë Taulant Kelmendin për kryetar të Komunës së Pejës. Përgjatë përplasjes, Muhaxheri ka përdorur edhe shprehje banale.
“A din çka osht e të mira e kësaj pune, ti Berat? Se i mëshojshe gjyksit ka me të mujtë Taulanti. E s’po ja mban b*tha me dalë. Qëkjo është ajo puna që po të thom ty. As partisë tonde s’po jeni në gjendje me qit njeri. S’ka lidhje, se qitu e rrehshe gjyksin “ka me të mujtë Taulanti”. Qite Taulantin, ku e ki? Qata po du me ju thanë, që s’keni njerëz me qitë, e tash folni jo kështu jo ashtu”, deklaroi Muhaxheri në Kuvend, në një video që e ka shpërndarë mediumi lokal ‘Peja në Fokus’.
Muhaxheri do të jetë kandidati i LDK’së për Pejën.