Rruga e mrekullueshme nën ujë gjendet në Kinë, zhduket dhe shfaqet sërish (Video)

Çdo vit, gjatë sezonit të shirave, një rrugë piktoreske përmes Liqenit Poyang të Kinës që ngjan si një dragua mitik përmbytet, duke ofruar një përvojë unike vizuale.

Rruga Yongwu është e vetmja që lidh Wucheng, një nga qytetet më të vjetra në Kinë, me qytetet dhe qarqet fqinje. Pjesë e rrugës së qarkut X219, kjo pjesë infrastrukture prej 5.05 km u ndërtua drejtpërdrejt përmes Liqenit Poyang, liqenit më të madh të ujërave të ëmbla në Kinë, duke e bërë atë një nga atraksionet turistike më të famshme të Provincës Jiangxi.

Por Yongwu është më popullor për turistët në fillim të sezonit të shirave, gjatë pranverës, kur niveli i ujit fillon të rritet. Kur niveli i liqenit përreth arrin rreth 18.6 metra, uji zhyt segmente të rrugës, duke e shndërruar Rrugën Yongwu në “rrugën më të bukur të Kinës nën ujë”.

Ja pamjet: