Egli Tako ‘ka reaguar’ pas kritikave të ditëve të fundit për performancën e saj, ku u komentua gjerësisht mënyra se si kishte interpretuar këngë patriotike në në brekë.Natën e mbrëmshme, ajo është ngjitur në skenë në Drenicë, ku ka performuar këngën “A vritet pafajësia”, e mbështjellë me flamurin kuq e zi, duke marrë pëlqyeshmëri të madhe nga publiku.
Në një postim në rrjete sociale, ajo ka falënderuar qytetetarët e Drenicës me fjalët: “Faleminderit Drenica, ju dua!”.
Në të njëjtin postim, Egli ka ndarë me ndjekësit edhe një mesazh personal, ku shpjegon se prej tre muajsh është në trajtim të vazhdueshëm për kordët vokale, për shkak të një dëmtimi serioz që kërkon kohë dhe pushim të plotë vokal.
“(Prej 3 muajsh tashmë) jam me mjekime të vazhdueshme për kordët vokale për shkak të një dëmtimi serioz në to, i cili kërkon kohë në rikuperim të plotë, dhe shumë pushim vokal. Këngëtarët e dinë mirë…”, shkruan ajo.
Ajo shton se kjo është arsyeja pse shumë prej ndjekësve kanë vënë re një ndryshim në zërin e saj, ndërsa thekson se pavarësisht sfidave, këngët e vendit të saj gjithmonë i ka kënduar nga shpirti: “Mbase jo çdo notë është e përsosur, ama këto këngë e të gjitha këngët e vendit tim gjithmonë i kam kënduar nga shpirti, e sot më shumë se kurrë”. /Prive By Liberta Spahiu
Ja pamjet: