Fitore Pacolli kapet keq me protestuesin që e priti te Kuvendi: Kush të ka pagu, mos Lumir Abdixhiku

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha janë përplasur keq gjatë një emisioni drejtpërdrejt.

Pacolli ka kërkuar nga Hoxha të tregojë se kush e ka paguar atë për të shpifur ndaj saj, ndërsa Haziri i është përgjigjur duke i thënë se ai është misionar dhe jo mercenar.

“Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenar. Mos më ofendo..”, ka thënë Hoxha.

Tutje, Pacolli ka insistuar nëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi që i ka dhënë para atij për të dalë në publik me akuza të tilla, mirëpo Hoxha ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.