Egli Tako duket se nuk po mundet dot të qullosë gjë nëpër koncertet e saj. Pas gafës së famshme, ku pyeste ‘A ka shqiptarë, apo jeni vetëm kosovarë’, këngëtarja ka dashur të mbulojë ‘diellin me shoshë’. Duke luajtur sërish me ‘kartën’ e nacionalizmit, ajo ka kaluar nga ekstremi në ekstrem, pikërisht në Drenicë.
E mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, Egli hapi performancën duke nisur një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit, konkretisht: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q*fsha motrën!”.
Ky moment është përsëritur disa herë dhe është regjistruar në video, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në platforma si TikTok dhe Instagram, duke ngjallur komente të shumta.
Më pas ajo nterpretoi këngën patrioktike “A vritet pafajësia”.
Dikush ta këshillojë këtë vajzë që është më mirë të këndojë këngët e repertorit të saj, se nuk i ka dhe aq keq. Madje, shumë më mirë se të sforcohet në kënga patriotike të regjistruara dhe të bjerë në nivele shumë të ulëta.
Ja dhe video: