Shpëtimi i Shqipërisë në historinë e saj ka kaluar si mbrojtje e fuqishme ndërkombëtare, dhe e furishme në tre presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Willson; Kenedy dhe Biden.
Dhe këtë sot e dinë edhe miqtë edhe armiqtë e Shqipërisë. Historia e Shqipërisë ka qenë luftë për ekzistencën e saj në dy shekuj: Shekulli i XIX dhe Shekulli i XX.
Kurse në Shekillim e XXI Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë të sigurt në rrugën e ndritur të bashkimit kombëtar. Dhe prandaj ditët e sotme të vitt 2025 shqiptarëve u ka dalë në historinë e tyre çështja e rëndësisë kombëtare që ka vluar në 200 vite rresht, e cila sot është e gjitha në dorë të tyre: Bashkimi Kombëtar.
Por të gjithë kundërshtarët tanë pikërisht kjo po i shqetëson sot: ata, në brendësinë e tyre, këtë çështje e kanë armiqlsi antishqiptare dhe prandaj në historinë e shkruar apo atë të diskutuarën botërisht, ata po mundohen ta trajtojnë çështjen shqiptare si një çështje që nuk ekziston.
Po pyetjet që bëjnë analistët aktualë të politikës ndërkombëtare dhe të vetë historia është:
A janë dy shtete shqipare sot në Gadishullin Ilirik? Po.
A është Kosova Shtet i pavarur e i njohur ndërkombtarisht? Po.
A është Shqipëria anëtare e NATO-s? Po.
A po armatoset sot Kosova? Po
A janë Kosova dhe Shqipëria në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Po.
Ja këto janë pesë potë e mëdha të ndriçimit aktual të shqiptarisë. Dhe këto të pesta nuk ka fuqi sot që ti cenojë. Dhe orandaj kjo është Historia e re e Shqipërisë që, ka marrë e po merr përditë hapësirë të madhe ndërkombëtare.