Prej ditësh në mediat online ka qarkulluar një lajm që ka ngjallur kureshtje dhe komente të shumta në rrjete sociale: thuhet se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, është shtatzënë.
Raportimi u bë nga “Prive”, ku në një material të dedikuar u pohua se bukuroshja nga Gjilani është disa muajshe shtatzënë, edhe pse më parë ajo vetë e kishte mohuar një gjë të tillë.
Mirëpo, Vesa ka vendosur të reagojë drejtpërdrejt, duke hedhur poshtë zërat që kanë marrë dhenë në portale.
Përmes një videoje të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet teksa filmon veten dhe thekson barkun, si për të vënë në pah se nuk ka asnjë ndryshim të dukshëm fizik.
Ndërkohë përflitet se është në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur Mirlind Daka.
Nga ana tjetër asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen, duke e mbajtur raportin e mundshëm larg syrit të publikut.