U tha se ka ndarë rrugët me PDK-në, reagon Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi sot kanë qarkulluar zëra se ai ka ndarë rrugët me PDK-në dhe se do të kandidoj me listë të vetën.

Lladrovci tha se nuk qëndron një gjë e tillë duke theksuar: PDK, dje, sot, nesër, pikë.

“Profilet e rreme, kanë filluar punën, po rizgjohen. Në zgjedhjet e kaluara, keqbërësit i kishin së paku 18 profile të rreme, ndërsa për këto zgjedhje, kanë arritur të bëhen po ashtu 18 profile/portale. Asgjë e re nga metodat e zgjedhjeve të kaluara, mjegull ndaj kandidaturës time, mjegull ndaj PDK-së. Megjithëse jemi kampion, bedelat e paskan shpikur emrin duke prodhuar shkurtesën PDK. Iniciativat qytetare janë të lira dhe nuk marrin leje nga unë. E ritheksoj: PDK, dje, sot, nesër, pikë. Uniteti në degën e PDK-së në Drenas është më i fortë se kurrë. Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, shkroi ai.