Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas dështimit të seancës së 49-të për konstituimin e Kuvendit, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e qëllimshëm të institucioneve.
Përmes një reagimi, Ramadani ka theksuar se Kurti i ka në dispozicion 5 vota të AAK-së pa asnjë kusht, për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por nuk po i pranon.
“Kurti i ka 5 vota të AAK-së pa kushte nëse e ndrron kandidatin dhe nuk po i merr! Si po mendoni që Kurti do t’i merr 3 vota të NISMA-s me kushtin që t’ia jep Kryeparlamentarin? Cila është logjika këtu?! Pra, edhe ta ndrrojë kandidatin, edhe t’ia jep Kryeparlamentarin një partie tjetër, edhe të merr 2 vota më pak!”, ka shkruar Ramadani.
Sipas tij, problemi nuk qëndron te votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por te mungesa e votave për formimin e qeverisë.
“Thjesht, nuk i ka votat për Qeveri, prandaj kjo bllokadë nuk lidhet me votat për Kryeparlamentar, sepse ato i ka – por nuk po i do! NUK KA QEVERI KURTI 3!”, ka përfunduar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:
Kurti i ka 5 vota të AAK-së pa kushte nëse e ndrron kandidatin dhe nuk po i merr!
Si po mendoni që Kurti do t’i merr 3 vota të NISMA-s me kushtin që t’ia jep Kryeparlamentarin?
Cila është logjika këtu?!
Pra, edhe ta ndrrojë kandidatin, edhe t’ia jep Kryeparlamentarin një partie tjetër, edhe të merr 2 vota më pak!
Thjesht, nuk i ka votat për Qeveri, prandaj kjo bllokadë nuk lidhet me votat për Kryeparlamentar, sepse ato i ka – por nuk po i do!
NUK KA QEVERI KURTI 3.