Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, teksa ishte duke pastruar xhamat në një ndërtesë hoteli.
Dhimbja është e jashtëzakonshme. Pamjet nga vendngjarja tregojnë vëllain e tij, të shkatërruar emocionalisht, teksa ulëret mes lotësh:
“O vëlla, mos më lër vetëm!”
Sipas deklaratës zyrtare të Policisë së Kosovës:
“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima (mashkull) është pa shenja jete.”
Viktima ishte duke kryer punë në kushte të vështira dhe të pasigurta. Rasti ka tronditur të gjithë zonën dhe ka reagime të shumta në rrjet.