Loredana nuk po i ndahet Don Xhonit, bën këtë veprim

Së fundmi, janë shtuar aludimet për një lidhje të mundshme mes Don Xhonit dhe Loredanës.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto zëra.

Por veprimi i fundit i Loredanës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjet. Ajo ka pëlqyer disa prej postimeve të fundit të reperit, gjë që ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta për një afrim mes tyre.

A bëhet fjalë për miqësi, bashkëpunim për ndonjë projekt apo diçka më shumë? Këtë e dinë vetëm ata.