I tha se iu vodh dr0gë nga vetura, i dyshuari i kërkon punëtorit të autolarjes 5000 euro

Një burrë është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se një punëtori të autolarjes i kërkoi 5 mijë euro, nën pretekstin se nga vetura e tij u vodh dr0gë me vlerën e cekur.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e dr0gës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.