“A e din çka është PDK-ja?” – Nazim Bllaca frikësohej nga Kadri Veseli pas deklaratës së tij se “së shpejti do të merrni vesh për kë punon Bllaca”

Në pjesën e katërt janë prezantuar dokumente, fotot e emaile nga cikli “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?”.

Në materialet e publikuara në “Debat Plus” thuhet se Bllaca ndiqte nga afër mediat dhe çdo deklaratë publike e politikanëve, sidomos ndaj tij, dhe këtë e përcillte menjëherë te hetuesit ndërkombëtarë.

Një rast i tillë ishte kur ai e konsideroi si kërcënim një deklaratë të Kadri Veselit në Kuvend më 12 shkurt 2015, ku ky i fundit kishte thënë se “së shpejti do të merrni vesh për kë punon Bllaca”.

Ai i shkruante prokurorit të EULEX-it, Danilo Cecarelli duke shprehur shqetësimin se po shantazhohej nga zyrtarë të lartë të EULEX-it që, sipas tij, kishin mbështetjen politike nga lidershipi i kohës.

“Me  këtë  dua  tia rikujtoj  z.Danilo Cecarelli   se ….. ­në  lidhje  me  rastin  e  Kadri Veselit  ndaj  meje në  Kuvendin e Kosoves  me 12.02. 2015 ku kishte  then,,së  shpejti  do  ta  kuptoni  se  kush  është  Bllaca  dhe  pr  kë  punon ,, ­dhe  biseda  mes  meje  dhe  Milaim Zekse  me 23 mars 2015 ku thuhet ,,një  zyrtar i  lartë  brenda  në  Eulex  ka  lëshur  informata  konfidenciale  kunder  teje  Bllacë ,, Duke  u  bazuar  në  atë  se  çka përmbante  raporti  i  publikuar  mbrëm  atëher  lirsht  mund  të thuhet  se  unë jam  duke  u shantazhuar  nga  zyrtar  të  lartë   brenda  në  Eulex   të  cilët   e  kan  mbështetjen  e  Kadri Veselit dhe  Hashim Thaçit  kësaj  afer  duhet  ti  shtohet  edhe  Milaim  Zeka  ku  ky  person   ka  jetuar  në Suedi  për  20  vite  si gazetar  nga  vendi  ku   vjen  edhe  Matt Matsson  ku i cili në emisioni  e  mbrëmshëm    ishte  në  qendër  të  këtyre   aferave  brenda  në  Eulex”, thuhet në letrën e Bllacës dërguar prokurorit të EULEX-it.

Më tej në emision janë publikuar edhe përgjimet audio mes Bllacës dhe hetueses Zdenka Pumper, ku kjo e fundit shfaqte frikën e saj se do të vritej, transmeton rtv dukagjini.

Gjatë bisedës, të dy diskutonin për frikën se prokurorët ndërkombëtarë nuk kishin guxim të ngrinin aktakuza ndaj “peshqve të mëdhenj”, për shkak të presioneve politike.

Bllaca: A e din çka mendoj unë? Unë mendoj, ai psikologu yt, qashtu po ia lojmë emrin prej sot, e din ti kush është ai.

Zdenka: Graniti.

Bllaca: Jo bre, ky osht shefi yt. Danillo.

Zdenka: Okej.

Bllaca: Jo unë kam informata shumë mirëpo nuk besoj çka më thotë Danillo që thotë na nuk dojmë me ditë për politikë. Unë ngris padi kundër këtyre njerëzve. Unë i kom thanë ti nuk ki municion për këtë punë, në Prishtinë, e din. Kemi kry me audio rekordimin, u kry takimi dhe i kom thanë ti nuk ki municon për këto punë. A e din çka është municioni. Allo?

Zdenka: Po, po të dëgjoj.

Bllaca: A e din çka është municioni? I kom thanë nuk ki municion me më ngrit padi kundër këtyre njerëzve.

Bllaca:…Për shkak se këtu, unë të kam dërgu do porosi përmes tij. Këtu ka humb PDK-ja. A e din çka është PDK-ja?

Zdenka: Po

Bllaca: Këtu humb PDK nëse Danilo dhe ti ngritni padi. Humb për shkak se..

Zdenka: …e po këtë nuk do ta bëjë.

Bllaca: Çka, kush nuk do ta bëjë? 

Zdenka: Ai nuk do ta bëjë, askush këtu nuk e bënë këtë

Bllaca: Me ngrit…

Zdenka: Kurrkush prej këtyre…

Bllaca: A e din çka flet ti? Nuk ka gjasa me ngrit padi kundër atyre sipër a?

Zdenka: Unë nuk di asgjë…A e din ato fotografitë që t’i kam dërgu? Unë e di se e njoh dikë që ka shumë, tepër shumë lidhje. Këtë nuk do ta bëjnë, dhe mendoj se ky njeri që don me bë këtë, është njeri i mirë.

Në këtë audioincizim, mes Bllacës dhe Zdenka Pumper, kjo e fundit shfaqë friken e sajë.

Bllaca: Dëgjomë…

Zdenka: Ne do të vritemi.

Bllaca: Po po, këtu është poenta.

Zdenka: Kanë me na vra. Mua kanë me më vra…

Bllaca: Dëgjomë. Ti e din se në çfarë rruge kemi hy tash, ti e din më mirë…

Zdenka: Nuk di asgjë. Kjo është puna. Dikush me më pyet a mundesh me më ndihmu me këtë, unë kam thënë OK. E pyes …por neve kanë me na vra.