Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Debat Plus ka folur lidhur me kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai ka thënë se askush nuk mund ta largojë atë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Unë jam Partia Demokratike, kush që më heq prej Partisë Demokratike s’ka bir nëne. Kam punuar për Partinë Demokratike, e kam bërë krenare Partinë Demokratike”, ka thënë ai.

Tutje, Lladrovci ka thënë se pavarësisht që ka dallime politike si me Albin Kurtin ashtu edhe me Vjosa Osmanin, ai i ka pritur “qysh është më së miri” në Drenas gjatë vizitave të tyre.

“Ka ardhur edhe Albin Kurti, unë e kam pritur si s’kam më mirë… Presidentja ka ardhur me vizituar Komunën e Drenasit, ashtu siç i ka vizituar të gjitha komunat, e kam pritur në mënyrën më të mirë të mundshme.”

“Unë në shtëpinë time e pres mikun dhe armikun sipas vullnetit dhe traditave të shqiptarit”, ka thënë ai./Periskopi/