“Liria nuk e ka emrin e matrapazëve, por të atyre që sakrifikuan”/ Avokati Halilaj në një intervistë ekskluzive për GazetaKosova.net

Në një intervistë ekskluzive për GazetaKosova.net, avokati i njohur Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas tij, kanë përvetësuar kauzën e lirisë për përfitime personale.

Ai ka kujtuar sakrificën e vërtetë të atyre që u rrëzuan nën goditje, me shuplaka e bishta shati, dhe ka theksuar se “liria nuk e ka emrin e matrapazëve, por të atyre që dhanë gjithçka”.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa Halilaj paralajmëron se zërin për të vërtetën do ta ngrisë gjithmonë pa frikë dhe pa kompromis.