Ky është personi që u keqtrajtua nga policia gjatë arrestimit në Klinë

Një person u keqtrajtua nga policia gjatë arrestimit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën më 28 qershor, në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë.

Sipas raportimeve viktima që u rrah është Driton Krasniqi i lindur në vitin 1979-të.

Ndërkaq zyrtarët policorë janë Nezir Gashi, Enis Elezaj, Shkëlqim Saliaj, të cilët tanimë kanë rënë në prangat e policisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Gazetën se patrullat policore fillimisht kishin shkuar në një shtëpi në Klinë për të arrestuar një person të dyshuar për “Kanosje”.

“Patrulla policore kanë shkuar në Klinë për të arrestuar një përson, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’ Pas arrestimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, siç është raportuar nga policia”, tha Nikçi.

Gjithsesi, Nikçi bëri të ditur se pas të provave të paraqitura, janë evidentuar elemente që mund të përbëjnë veprën penale të keqtrajtimit të të arrestuarit.