Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, po përballet me një situatë të papritur që i prishi pushimet verore në Vlorë.
Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar shqiptar, Ana është bërë viktimë e një vjedhjeje, ku i janë marrë dy nga çantat e saj më të preferuara dhe një çantë me të gjitha produktet e make-up-it.
Në një postim në Instagram, ajo ndau shqetësimin me ndjekësit e saj, duke shkruar: “Vajza! Këtë pushim mi kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kom pas…”
Ana kërkoi ndihmën e ndjekësve për të gjetur faqe në Kosovë që shesin make-up origjinal, duke shpresuar që të zgjidhë sa më shpejt këtë situatë.
Pushimet e Anës dhe partnerit të saj, Kevin, në bregdetin shqiptar duket se nuk kaluan pa probleme, megjithatë ajo po mundohet ta përballojë me qëndresë këtë vështirësi.