Ismet Munishi është në emisionin “Dueli Sportiv” dhe po flet rreth situatës së krijuar ditë më parë nga Amir Rrahmani.
Rrahmani kritikoi gazetarët e sportit dhe në emisionin e Klan Kosovës, moderatorët vetëm qeshnin dhe krenoheshin, në vend se të dilnin në krah të kolegëve të tyre, shkruan Indeksonline
Munishi tha se pikërisht për këto deklarata të Amir Rrahmanit fajtori kryesor ishte moderatori i emisionit.
“Barrën për këto deklarata të Amir Rrahmanit e ka edhe moderatori. Është e vështirë me u rujt njerëzorja…”
“Ai i ka kushtet, le t’i fton gazetarët”, u shpreh Ismet Munishi.