Ylli i Hollyowood/ Will Smith bën ‘Shqiponjën’ në krah të futbollistit shqiptar

Ylli legjendar i Hollywood-it, Will Smith, nuk i ka shpëtuar dot magnetizmit të simbolit më të dashur për shqiptarët, shqiponjës dy krenare.

Një foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon aktorin e famshëm amerikan duke realizuar gjestin tradicional shqiptar, krah për krah me futbollistin Ergys Pepaj.

Dyshja shfaqet duke formuar me duar simbolin e shqiponjës, një shenjë që përfaqëson krenarinë, identitetin dhe unitetin kombëtar shqiptar.

Imazhi u publikua për herë të parë në profilin zyrtar të Pepajt në Instagram, ku ai shkruan: “Me më të mirin e të gjitha kohërave”.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Will Smith shfaq një lidhje me kulturën shqiptare.

Në vitin 2018, ai performoi në finalen e Kupës së Botës në Rusi së bashku me këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe artistin latin Nicky Jam.

Trioja interpretoi këngën zyrtare të Botërorit, duke sjellë muzikën shqiptare në një nga skenat më të mëdha globale./SYRI.net