Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka ndërmarrë një hap të ri në skenën politike lokale së bashku Iniciativën Qytetare – Demokracia, subjektin që ai e ka themeluar.
Përmes një postimi në Facebook, Demaliaj ka bërë të ditur se kjo nismë tashmë ka hyrë zyrtarisht në garë për zgjedhjet lokale të tetorit në Komunën e Deçanit.
Me këtë veprim, ai synon t’u japë qytetarëve një alternativë të re përfaqësimi, të shkëputur nga partitë tradicionale dhe, siç thotë ai, nga ndikimet klanore dhe familjare.
Ky është postimi:
“Të dashur qytetarë të Deçanit,
Nga sot, Iniciativa Qytetare Demokracia në Deçan, i ka hyrë garës për Komunë për zgjedhjet lokale të tetorit.
Unë dhe lista ime, jemi këtu për t’ua kthyer dinjitetin institucional, moral e njerëzor.
Për t’ua kthyer institucionet e uzurpuara dhe të keqpërdorura nga klane dhe familjarë të udhëheqësve aktualë.
Jemi këtu me ju dhe për ju të dashur qytetarë të Deçanit.
Pa parti politike, pa balotazh, me qytetarin.
Demokracia po vjen!