Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka qëndruar në qytetin magjik të Venezias në Itali, jo për pushime, por për të performuar në një dasmë shqiptare.
Në një atmosferë festive e plot gëzim, ai solli ritmet popullore dhe energjinë e tij karakteristike, duke ndezur dasmën e një bashkatdhetari.
Ceremonia madhështore, ku morën pjesë shqiptarë dhe të huaj, familjarë e miq të çiftit, u zhvillua në një nga vendet më luksoze të qytetit – i njëjti lokacion ku pritet të martohet së shpejti edhe miliarderi Jeff Bezos.
Performanca e Fejzullahut u vlerësua si kulmi i mbrëmjes, duke e bërë dasmën një natë të paharrueshme.
Ja dhe pamjet: