“Nuk është Valbona”/ Laert Vasili konfirmon romancën me një vajzë të njohur nga showbizi

Aktori Laert Vasili ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e tij personale dhe shpirtërore pas daljes nga “Big Brother VIP”.

I pyetur për lidhje të mundshme, Vasili pranoi se ndodhet në një njohje me një vajzë që i përket botës së famës. Ai zbuloi se kanë dalë disa herë bashkë dhe se ajo është një person i njohur në showbiz, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar.

Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.