Një deklaratë e bërë në një studio televizive në Prishtinë, ku thuhej se “UÇK-ja e ka shti Serbinë me dal jasht kontrollit për me bo masakra për me ndërhy NATO”, ka shkaktuar reagime të ashpra.
Njohësi i politikës, Shqiprim Pula ka shprehur indinjatën e thellë ndaj kësaj deklarate, duke e cilësuar si fyerje për frymën e luftës çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për kujtimin e të rënëve në masakrat në Prekaz, Reçak, Krushë, Izbicë e shumë të tjera.
Ai thekson se familja e tij ka kontribuar në arsim dhe luftë, duke dënuar çdo përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën historike. “Të mallkuar qofshin ata që sajojnë tregime të pavërteta,” deklaron Pula, duke kërkuar respekt për sakrificën e kombit shqiptar.
Shkrimi i plotë:
MENDJA E KRISUR KRIJON E SAJON TREGIMIN
Tek një studio televizive në një televizion në Prishtinë, u tha; “UÇK-ja e ka shti Sërbinë me dal jasht kontrollit për me bo masakra për me ndërhy NATO” si dhe “dihen more kto sene”, me këtë rast:
▪️u ofendua fryma e luftës çlirimtare të Shqiptarëve të Kosovës,
▪️u rënduan e u ofenduan pjestarët dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
▪️u trazua shpirti i të vrarëve e të masakruarve të Prekazit, Qirezit, Likoshanit, Izbicës, Rrezallës, Poklekut, Reçakut, Mejës, Krushës apo varrezës së Rudnicës e të tjera vrasje masive të ekzekutuara nga struktura shtetërore e parashtetërore Sërbe në Kosovë.
Unë, si pjesëtar i një familje që për dekadash e kemi ndërtuar arsimin Shqip, dhe e kemi bërë luftën çlirimtare; shpreh indinjatën e thellë, për deklarime të tilla që krijojnë e sajojnë tregime që lëndojnë qenien tonë kombëtare Shqipëtare.
Të mallkuar qofshin ata, që krijojnë e sajojnë tregime të pavërteta.
Zoti e bekoftë kombin Shqipëtar
Zoti i bekoftë familjet Shqipëtare
Zoti e bekoftë UÇK-në
Zoti u’a bëftë dritë e paqe gjithë të rënëve.