Ndeshja Shqipëri-Serbi, Berisha: Ata që me shpirt e zemër janë me Vuqiçin mos të shkojnë në ndeshje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fund të konferencës me gazetarët në selinë blu, i ka uruar Kombëtares shqiptare sukses në ndeshjen e sotme kundër përfaqësueses së Serbisë.

“I uroj nga zemra sukses dhe fitore kombëtares sonë. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit, do ta ndjek”, deklaroi ai me entuziazëm.

Por në vijim, Berisha nuk i kurseu as mesazhet me tone politike, duke thumbuar ata që sipas tij nuk janë në anën e duhur të historisë.

“Uroj që ata që me shpirt dhe zemër janë me Vuqiç-in të mos shkojnë në atë ndeshje”, tha ai.