“Mef, hajde fol pak”, Arben Gashi e Mefail Bajqinovci ngacmohen me fjalë në hyrje të Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka ngacmuar me fjalë deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinofcin, derisa ky i fundit ka qenë duke hyrë brenda Kuvendit të Kosovës.

“Mef, hajde fol pak. Hajde fol për koalicionet”, dëgjohet teksa i thotë deputeti Arben Gashi.

Derisa deputeti Bajqinovci ia ka kthyer Gashit duke i thënë se “partia të ka qitë në bankë të fundit”, ndërkohë që sipas deputetit të VV-së, Gashi ka qenë njeriu kryesor i LDK-së që ka “vrapuar për partinë”.

Gashi i pyetur nga mediat për ftesën që ia bëri Bajqinofcit, ka deklaruar se e bëri vetëm për çështje simpatie.