Shqiptarja e Kosovës dhe ajo e Serbisë garojnë bashkë, futen në histori të garës prestigjioze!

Turneu prestigjioz Roland Garros ka ditë që po zhvillohet por ajo që bie në sy se shqiptarja e Kosovës dhe ajo e Serbisë, dolën së bashku në fushë.

“Një kombinim interesant në dyshe u shfaq këtë javë në Roland Garros.

Serbja Anastasija Cvetkoviq (16 vjeçare) dhe suedeze-shqiptarja Linea Bajraliu (18 vjeç) pasi kaluan raundin e parë në garën e juniorëve, u mposhtën në të dytin nga motrat amerikane me origjinë çeke Anika dhe Kristina Peniçkova me rezultat 2:0 (në sete 7:5, 6:4)”, shkruan media serbe “Teëegraf”.

“Mbiemri i saj Bajraliu gjendet shpesh në qytetin e Gjilanit në Kosovë por ajo e përfaqëson Suedinë”, – shkruan më tej.

Në fakt Bajraliu është nga qyteti i Gjilanit që jeton dhe vepron në Suedi.