Reperi i njohur Don Xhoni ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në TikTok, duke realizuar një ëndërr të madhe të gjyshes.
Këtë herë, Don Xhoni nuk po fliste për këngë të reja apo sfida virale, por për një moment emocionales që e bën të vlerësojmë gjestet e bukura.
Ai ka postuar një video në TikTok në të cilën shfaqet duke bërë një xhiro në një Lamborghini Revuelto, makinën luksoze të cilën ai e bëri të tijën pak ditë më parë. Ky moment është më shumë se një thjesht një shëtitje; është një manifestim i dashurisë dhe respektit për të moshuarit.
“Gjyshes ia realizuam dëshirën,” shkroi reperi në përshkrim, duke theksuar rëndësinë e këtij gjesti.
Në videon e postuar, ndjekësit mund të shohin entuziazmin dhe buzëqeshjen e gjyshes gjatë gjithë udhëtimit.
Ky moment i pastër dhe i pandotur shkon përtej muzikës dhe artit; ai tregon se si një veprim i vogël mund të sjellë kaq shumë gëzim.
Shiko videon: