Në një nga koncertet e tij të fundit, artisti i njohur shqiptar Gjesti dhuroi një moment që preku thellë zemrat e publikut dhe u bë virale në rrjetet sociale.
Gjatë performancës, ai vuri re një djalë me aftësi të kufizuara në karrocë, i cili nuk fliste dhe nuk lëvizte. I emocionuar nga prania e tij, Gjesti zbriti nga skena dhe iu afrua me përzemërsi.
Ai e përshëndeti djaloshin dhe i dhuroi një nga sendet më personale: varësen që mbante në qafë.
“Ndoshta nuk është shumë e shtrenjtë, por është e imja, dhe është për ty”, u shpreh ai me emocion, përpara se ta përqafonte dhe të thoshte: “Zoti të ruajtë”.
Artistit i shpërthyen lotët, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje dhe emocione të mëdha, duke përjetuar një moment që tregoi se muzika dhe dashuria për njerëzit shkojnë shumë përtej skenës.