Paris Guri i LDK-së ironizon me shefin e stafit të Kurtit, vesh bluzë me mbishkrim “Fat familjarëve”

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka veshur një bluzë me mbishkrim “Fat familjarëve”.

Guri ka ironizuar me shefin e stafit të Kurtit, Luan Dalipin, i cili dje i ka uruar fat vëllait të tij i cili ka aplikuar për licencë për tregti me energji elektrike.