Nga “hajvan”, pastaj tek “i nderuar” e tash “të prapambetur” – Gjuha e Kurtit karshi opozitës, herë i ofendon, herë iu kërkon bashkëpunim

“Hajvana”, fjala e famshme e liderit të VV-së, Albin Kurti pasi arriti të fitoi zgjedhjet me 9 shkurt.
Por, kjo fjalë iu kthye në “bumerang”, pasi ofendimet që bëri Kurti në natën e fitores, shkatërruan çdo urë bashkëpunimi me opozitën, shkruan lajmi.net

Pasi e pa që gaboi me ofendime e nuk po i ka numrat për të formuar qeverinë e as të konstituoj kuvendin, Kurti u zbut karshi opozitës.

“I nderuar”, kështu i nisi letrat drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke i kërkuar bashkëpunim qeverisës.

Por, përkundër disa tentimeve, LDK ishte e prerë që s’do bashkëpunoi me Kurtin e VV-në, duke ia mbyllur çdo derë për koalicion.

Pasi dështoi me Abdixhikun, Kurti u kthye kah lideri i PDK-së, Memli Krasniqi për të folur në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“I nderuar”, përsëri e filloi kështu, me mirësjellje, duke tentuar të “harroj” ofendimet e akuzat që i kishte bërë para edhe pas zgjedhjeve.

Krasniqi iu përgjigjë pozitivisht letrës, shkoi në takim, por s’u prodhua asnjë rezultat. Gjendja në Kuvendin e Kosovës vazhdon të mbetet e njëjtë.

24 tentime të dështuara por VV vazhdon që të insistoi në votimin e fshehtë dhe nuk po e ndryshon kandidaten për kryeparlamentare.

Tash, kur situata po duket që s’po ka zgjidhje, Kurti u rikthye tek ofendimet ndaj opozitës.

Në një takim të grave të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati etiketime të tjera për opozitën, që pas zgjedhjeve të nëntë shkurtit, i kishte quajtur “hajvanë”.

Kësaj radhe, ai tha se po përballen me “struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura”.

“Të nderuara delegate, më duhet të flas edhe për situatën politike në të cilën ndodhemi. Sepse kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale, të prapambetura. Përderisa ne si Qeveri angazhohemi për ditë qe grave t’ju besohen pozita të ndryshme udhëheqëse, deputetët e opozitës nuk po e bëjnë këtë në Kuvend. Jo më larg se para dy ditëve, në mbledhjen e Qeverisë, emëruam tri gratë në pozita të larta drejtuese. Lufta kundër kryetarës së GVV-së, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike a partiake, por edhe përballje gjinore. Refuzimi për ta votuar atë si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme që sfidojnë” – tha kreu i VV-së.

Partitë politike opozitare po kërkojnë marrëveshje politike për të dal nga kriza dhe kanë shprehur alternativat e tyre.

PDK kanë thënë se nuk votojnë dikë që ka qenë pjesë e kabinetit qeverisës “Kurti 2”. AAK i ka dhënë tre emra për të cilët do të jepnin votën “për”: Shqipe Selimi, Saranda Bogujevcin dhe Glauk Konjufcën.

LDK është e prerë dhe nuk do të votoj asnjë emër që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje./lajmi.net/