Doni të largoni erën e keqe të hudhrës nga goja? Ja disa nga ushqimet që duhet të konsumoni

Studiuesit amerikanë besojnë se kanë zbuluar ushqimet që luftojnë në mënyrë më efektive erën e pakëndshme të hudhrës, por edhe pse nuk mund ta largojmë lehtë atë nga trupi ynë.

Ata arritën në përfundimin se mollët, lëngu i limonit dhe menta janë më efektive, ndërsa çaji jeshil, majdanozi dhe spinaqi gjithashtu mund të ndihmojnë.

Gjetjet e tyre bazohen në një grup vullnetarësh që hëngrën hudhër të gjallë dhe më pas studiuesit matën katër përbërës në frymën e tyre që shoqërohen me aromën e saj karakteristike.

Menjëherë më pas, vullnetarët konsumuan ushqime të ndryshme dhe studiuesit i rimatën katër përbërësit për të parë nëse dhe në çfarë mase ishin prekur.

Nga të gjitha ushqimet e testuara, molla dukej të ishte jashtëzakonisht efektive. Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh për shkak të polifenoleve të pranishme në mollë, të cilat neutralizojnë erën e hudhrës, duke zbërthyer substancat që e krijojnë atë, ndërsa acidet në lëngun e limonit mund të kenë të njëjtin efekt.

Për një efektivitet edhe më të madh, ekspertët rekomandojnë kombinimin e hudhrës me ushqime që luftojnë erën e saj, kur është e mundur.

Një studim i mëparshëm nga i njëjti ekip kërkimor ka treguar se qumështi gjithashtu mund të ndihmojë, duke ulur përqendrimet e AMS me 50% – për sa kohë që është i plotë dhe jo i skremuar, dhe konsumohet me vaktin dhe jo pasi të ketë mbaruar.