Vllasi pajtohet me Kurtin: Limaj s’mund të bëhet kryetar Kuvendit me tre deputetë

Juristi Azem Vllasi ka quajtur papërgjegjësi sjelljen e deputetëve të cilët edhe të enjten nuk arritën ta konstituojnë Kuvendit që ishte tentimi i 23-të.

Vllasi ka thënë se për këtë përgjegjësia u bie të gjitha partive politike, por më shumë Vetëvendosjes si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se insistimi i LVV-së në kandidaturën e Albulena Haxhiut, po vë në pikëpyetje edhe integritetin e saj personal.

Vllasi duke folur për një bashkëpunim të mundshëm të Vetëvendosjes me Nismën dhe insistim e kreut të saj Fatmir Limaj për postin e kryetarit të Kuvendit, kë thënë se Limaj tani “nuk po e di se çfarë dëshiron”.

Ai ka ndarë mendim të njëjtë me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti se nuk mund t’i takojë posti i kryeparlamentarit një partie me tre deputet.

“Limaj reflektoj me përgjegjësi kur tha se është i gatshëm të rreshtohet për interesin e shtetit .Tani po e do kryetarin e parlamentit me tre deputetë, nuk shkon, ja nisi me shantazhu. Tani edhe ai s’po di çka po dëshiron , qeveri ajo me Vetëvendosjen”, ka thënë Vllasi.

Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se nuk është e gatshme në këto momente të hyjë në qeveri me Vetëvendosjen, por ata kanë thënë se do ta votonin një qeveri të tillë nëse kësaj partie i jepet kryetari i Kuvendit.

Qëndrim të kundërt ka Vetëvendosje. Nga kjo parti kanë thënë se janë të gatshëm që me Nismën të diskutojnë për bashkëqeverisje, por jo edhe për postin e të parit të legjislativit.