Deputetja boshnjake, Duda Balje, është parë sot në një kafene në Çarishinë e Shkupit, afër selisë së Izet Mexhitit, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga liderët kyç të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, sipas pamjeve të siguruara nga Express.
Kjo vizitë e Baljes në Shkup vjen pas deklaratave që ajo i bëri se i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, kishte thënë Balje para disa ditësh.
Duke komentuar këtë deklaratë të Baljes, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka aluduar se këtë pozitë Vetëvendosje ia ka ofruar Baljes përmes koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, të cilin Vetëvendosje e kishte përkrahur gjatë zgjedhjeve atje.
“Edhe këta i kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet”, tha Kadrijaj.
Balje ka thënë se e ka refuzuar këtë ofertë./Periskopi/
Ja dhe fotot: