E rëndë: Ky është mërgimtari nga Malisheva që humbi jetën në aksidentin tragjik sot në Itali

Gazeta sot gjatë ditës ka raportuar ekskluzivisht për një aksident tragjik të ndodhur në Itali, në orët e para të ditës së sotme, ku të përfshirë ishin tre mërgimatarë.

Si pasojë e lëndimeve nga ky aksident, dy nga ta humbën jetën, ndërsa personi i tretë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përveç Driton Sadikajt, viktimë nga ky aksident mbeti edhe i riu nga Malisheva, Valdrin Xhyliqi.

Sipas informacioneve tre mërgimtarët në momentin tragjik ishin duke udhëtuar për në punë.

Teksa, mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi mes dy kamionëve në 6:45 të mëngjesit.