Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi e ka shkelur Ligjin, pasi ka ndërhyrë në punën e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi ka theksuar se Bislimi për këtë do të duhej të arrestohej.
“Komisari Besnik Bislimi i thërret në zyrë dhe u jep urdhra me dënu biznese fjala është për ‘Devolli Corporation’, për ‘Kujtesën’ dhe për furrat. Ky institucion është i formuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës, ligjërisht, nominalisht është i pavarur dhe nuk i përgjigjet komisarit Besnik Bislimi. Megjithatë, ai merr të drejtën të cilën ia ka deleguar Albin Kurti, që me i thirr zyrtarët në zyrë dhe me i urdhru që me godit biznese. Besoj se Prokuroria Speciale e ka parë këtë shkrim, e ka parë edhe deklarimin e zonjës aty e cila është e transkriptuar aty”.
“Por unë besoj se nesër do të ishte vonë, unë besoj se nesër do të duhej të arrestohej Besnik Bislimi sepse ai këtu në këtë rast ka kryer të paktën dy vepra penale, përdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit. Kjo logjikë e tyre për të ndërhyrë në secilin institucion, për të ndërhyrë në gjithçka që zhvillohet në Kosovë, është përpjekje e tyre për nënshkrim”, ka thënë Kajtazi.
I njëjti është shprehur se kryeministri në detyrë Albin Kurti është “ozurpator”.
”Ky kryeminisër ozupator që e mban detyrën në mënyrë të kundërligjshme, ky nuk është i interesuar me dialogu me askënd, pa i nënshtruar të gjithë ata një nga një, ose mbase duhet me dialogu dikush me të serbisht, pasi e keni parë se si merren vesh me Milan Radoiçiq, pra në serbisht duken se merren vesh më mirë, në shqip deri sot nuk po shoh që dikush mund të merret vesh me të. Në pozicionin e dialogusit nuk mundesh me të, vetëm nga pozicioni i të nënshtruarit”, u shpreh Kajtazi.