“Janë arsyeja pse e gjithë Kosova jeton me dinjitet” – Luiz Ejlli shprehet krenar me forcat ushtarake të Kosovës

Këngëtari, Luiz Ejlli, ka shprehur vlerësimin e tij për Policinë Ushtarake të Kosovës.

Ai ka thënë se ata ecin mbi tokë të lirë dhe janë “burra të fortë”.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Luizi ka ndarë një foto ku shfaqen pjesëtarë të këtij institucioni, ku shprehet: “Nderi i një kombi matet me guximin e burrave që e mbrojnë me uniformë. Ata nuk kërkojnë lavdi, por janë arsyeja pse e gjithë Kosova jeton me dinjitet. Kur sheh këta burra, kupton se Kosova ka rrënjë të thella dhe shtyllë të fortë. Mbi tokë të lirë, ecin burra të fortë. Respekt për Policinë Ushtarake të Kosovës”.

Ja statusi i tij: