Ish-futbollisti i Shqipërisë i pakënaqur në një emision: Kjo është një mungesë respekti

Andi Lila ishte një nga të ftuarit në “Rubrikën Sportive” në RTSH.

Gjatë diskutimeve mbi paraqitjen e Kombëtares U-17 dhe çfarë pritet nga ekipi A pati një përplasje mes ish-futbollistit të Kombëtares dhe ish-lojtarit të Partizanit, Arben Milori.

I pakënaqur me hapësirën e dhënë në studio dhe minutazhit të shumtë që Ervin Bulku fliste, fillimisht Lila iu kthye moderatores, Albana Bejkos, teksa më pas nisën të qeshurat mes Bulkut dhe Milorit.

Një situatë që acaroi dhe irritoi edhe më shumë Lilën, i cili iu drejtohet duke iu thënë të mos qeshnin.

Ndiqni videon ne vazhdim: